Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritAlbana Methoxha-QIELLI QAN ME MUA

Albana Methoxha-QIELLI QAN ME MUA

QIELLI QAN ME MUA

Qielli qan me mua
apo unë me qiellin,
re të zymta fshehin hënën,
nesër
mos ma zini diellin.


Vargmal dhembja e mallit,
psherëtimat fërshëllejnë pemëve të vetmisë
loti,
në shi të ftohtë lan brengat,
mbyt nëpër hone,


buza
vizaton një buzëqeshje të zbehtë,
bota
s’ka pse ta di,
se me dhembjen thur e shthur si Penelopë çdo natë.
Mëngjesi i mbulon të gjitha
me tisin e diellit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT