Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritAlbana Methoxha-TË RIGJEJ SËRISH

Albana Methoxha-TË RIGJEJ SËRISH

TË RIGJEJ SËRISH

Në buzët e etura më deh një puthje,
plot lëngje frutash nga vjeshta e shkuar,
puhi më bëhet pëshpërima jote,
drithërimë më mblidhet në kraharuar.


Më humbesh,
largohesh me gjethet vjeshtake,
kërkoj mes drurësh, fryt i mjaltosur,
mollë e ndaluar, të kafshoj e etur,
prej hirit ngrihesh, ndjenjë e pasosur.


Më ndizen kujtimet e shpirtit, më digjen,
kërkoj mes tyre pranë zemrës të ngjis,
më ikën, më shuhesh me dritën e agimit,
në rrënoja kujtimesh të rigjej sërish.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT