Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka- AGON ÇASTI

Albina Ceka- AGON ÇASTI

Sot ndihem si një re që çahet n’shkarkim,
pikat nuk ndalen, bien pa pushim.
Rrufetë më ndjekin, m’godasin n’shpirt,
mantelin gri e flak, s’e du më n’asnjë dit’.

Qielli ulërin, stuhi mbi mua,
kujtime t’vjetra s’mund t’i shtyj as te pragu.
Mëndafsh i hollë më kap si lak,
më kthen pas vetes, më merr n’për gjak.

Kujtime varg, si grafin’ në mur,
disa digjen n’zemër, të tjerë rrinë pa zhurmë.
Si shiu i vjeshtës që zgjat e zgjat,
si dielli që pret t’çajë errësirën e natës së gjatë.

Lotët më varen si drita n’kordon,
gati për fluturim, për shpërthim me ton.
Realitet, ndjesi që gjumin, zgjimin m’trazon,
si ëndërr germash fshehur pas mëndafshit të hollë.

Nata rreshqet, ku dita vazhdon,
ku çast i lumtur pret të ndriçojë
si dallëndyshja që ikën por kthehet në zonë,
ashtu çasti i lumtur vjen prapë, agon… sërish agon, agon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT