EJA TI NË SOFREN TIME!
Lotët e jetës së cunguar,
nëse vërtetë i ke provuar?
Të ftoj ulu n’sofer me mu !
Ta dishë kemi me u kuptu.
Nëse ëndërr ti ke një dorë,
që kokën jo s’ta ledhatojë?
E një puthje s’ta dha kurrë..
Bujrum eja n’sofer tek unë!
T’hamë trishtim e t’pim lotë!
Për atë që se kthejmë dotë.
T’shkruajm, t’thurim këngë.
E randë është jeta pa nanë.
Se boshllëk ti ke në zemër?
Eja, eja ulu n’sofren time !
Lotët bashkë o ti trazojmë..
Zoti e drejton rrugën tonë.!
Eja ,eja ti në sofren time!
Ti jetim pa nanë, pa babë.
Një mijë jetë ne me i pasë,
ky boshllëk nuk del jashtë
Eja, eja ti në sofren time?
Të tretemi në lotë e kujtime,
pa harru se jeta ka gëzime.
Ka lule, flutra dhe premtime
Eja, eja ti në sofren time!
Ëndrrën tënde gjen tek unë.
Gjenë lotë, vuajtje pa cakë
Si nanë e babë jo s’ka sakë
Të ftojë eja në sofren tonë?
Ke për të kuptuar shumë
Engjujt si yje na vështrojnë
Dyfish e kemi forcën tonë.
