Djallnish shqyrtohen lista dhe emra,
Mbreti i ërrësirës i vulos me thembra,
Në llumin e tij zvarriten gjarpërinj,
Dalin pickojnë driten me rrena,
Helmojnë magjinë që ajo ka brenda.
Farës t’mendimit i dridhet zemra
Djallnia drejton, merr timonin,
Ekuipazhin e zgjedh t’lajthitur, t’marrë,
N’gojë t’peshkaqenëve kurban bajnë engjëllin,
Erret, nuk deperton as diell, as hanë,
kush proteston e shkelin me kambë.
Fara e mendimit struket në një anë.
Në tokë dhe ujë shqyrtojnë lista dhe emra,
Vendosin djajtë ç’ju lakmon mendja…
Histori, legjenda i shkelin me kambë,
I djegin n’zjarr në flakë t’djallnisë,
Shkrumojnë krejt ça i perket njerëzisë.
Fara e mendimit kërruset para çmendurisë.
Robi i dritës gjakos shuplakë, duartroket,
përhumbet n’mashtrime me lule stolisë,
Gjakun ndër ferra e prap ulëret…
Zëçjerrë dhe i pangopur territ rreshqet,
Dëgjohen veç klithma:- fitore,fitore mbretë!
Fara e mendimit poshtë turmës heshtë.
Ushtarët zaptojnë terrin dhe driten,
Mbretin vendosin ta shpallin shejtë,
Hartuan t’sundojnë t’gjithë galaktiken,
Mantelin e zi vulosen t’ja veshin qiellit,
Orbitës shkrumohen nga rrezja e diellit.
Fara e mendimit naltohet qiellit.!
