Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka-HANËS AMANET I LË ZEMREN!

Albina Ceka-HANËS AMANET I LË ZEMREN!

HANËS AMANET I LË ZEMREN!

Siper reve në një cep hane,
zemren atje do t’rehatoj.
Se kjo jetë o plot me halle,
pa mëshirë ma copëtoj.


Sy e veshë o lartë në yje,
atje siper kam me i fshehë.
Shpirtin e afroj pranë diellit
e sigurtë ja lë ndorë qiellit.


Mish e eshtra ja fal malit,
le ti djegë o në vullkanë.
Për ty krejt i falem diellit,
t’më shkrijë e t’më bëj vajë.


Amanet hanës i le zemren,
trashegimi ty me ta lanë.
Vajë yjesh t’sjell prej qiellit,
të freskojë o trupin tandë.

Sy e veshë do i lë ndër yje,
amanet me të vrojtu ty.
Do të bahem e jotja hije,
kur me trup s’do jem aty.


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT