Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka-HESHTJA E GJATË!

Albina Ceka-HESHTJA E GJATË!

HESHTJA E GJATË!

Me heshtjen që brenda vetes mbajmë
Hënën e fshehim në njëanë
I mësojmë dhe yjet të qajnë


Heshtja e gjatë na bën të dobtë
Sa hallet i fshehin nën rrëgosë
E në fund inatosemi me diellin kot më kot


Gjëmat e zemres i flakim jashtë
Barkun e hapin e sorrët qesim
Se shumë e kemi ranu thesin


Më pas bëhemi me flatra
Sa zjarr na merr vatra


Djegim të tjerë dhe vetë digjemi ndër gaca
Se po heshtem, kur duhet të vlojë fjala
E të sorollatemi në ëndrra e përralla
Vullkani do të na marrë përpara.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT