Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka-KUJTIMET E RRALLA

Albina Ceka-KUJTIMET E RRALLA

KUJTIMET E RRALLA

Zbriti bora e maleve n’fusha
Sytë e bjeshkëve hodhen shikimin
Atje ku zhduket trishtimi


U ulen retë majë maleve
Krijuan liqen të kulluar kristalë
E u shkri akulli në majë


E humba veten n’bukuri
Siç e humbim shpeshë në dashuri
E u kënaqa tuj soditë


Çlirova kujtimet e mija
Drejt horizontit si pasqyrë, kristalë
N’ujë t’liqenit i freskoj, i lajë


I mbledhë shpejtë, i thajë
T’rëndësishmet i palos, i hekurosë
Me kujdes mos i zhubrosë


E nëse thahet uji i liqenit?
Kujtimet do të mbesin tatuazhë
N’zemren që flladit ju hapë


Nuk i lagë as me lotë
Nuk dua, jo kurrë, që t’myken në sirtarë
Kujtimet e njerëzve t’rrallë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT