Wednesday, October 15, 2025
BallinaVitrina e libritAlbina Trebicka -QËNKA BUKUR !

Albina Trebicka -QËNKA BUKUR !

Një fjalë a një fjali?-s’më kujtohet fare,
se çfarë shkëmbyem të dy në fillim
Më duket se ish një buzëqeshje e fshehur,
a ndoshta një vështrim i heshtur,si përgjim…


Pastaj…filluam që në të njëjtin lokal
ta pinim kafen të heshtur çdo mëngjes
dhe prisnim radhën se kush nga ne I pari
me sy do përshëndeste: mirëmëngjes…


Vështrimi i tretur tek rrudhat e thella…
ndez zjarrin e shpirtit te” gjethet e verdha”
QËNKA BUKUR, që edhe në moshën e tretë
ditës t’i japësh: buzëqeshje,
shpresë
dhe jetë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT