Perse?…
Perse i hodhe nga unë dhimbjet e problemet e tua,
nuk e shikon qe të miat më mjaftojnë?,
kërkova pak shpagim per vete, ti the:merri edhe këto,
se mban shpina jote…
Nuk e sheh se unë lutem që të më dëgjosh,
ndez qirinj shprese për ty,
por ti,
mbledh thërrimet që teprojnë nga zogjtë
è thua : “ha të bëftë mirë”!
Nuk t’a vura fajin kurrë,
edhe pse shoh që mban me hatër,
kam menduar që ke aq punë,
e këto të duken gjëra pa vlerë, sepse “zoti kështu i ndau punët”
e harron qe për vete flet
…
Nuk kërkova asgjë nga ti,
veç pak dritë më shumë për sytë e fëmijëve,
të ndjehen të tillë edhe kur te jenë burra,
por ti pa kuptuar mi palose të gjitha mua…
e prap ke menduar se unë jam
i yti misionar.
Unë jam një punëtor,
që ndërroj katër bluza në verë e gjunjët më dhembin në dimër, por nuk po te flas për hallet e mia…
TË FOLA È TU LUTA PËR FËMIJËT…
