A është gjithë qyteti në qetësi,
Apo ndoshta unë jam në ëndërr?
Pranë dritares unë qëndroj,
Shiu shpirtin ma qetëson.
Shiu bie furishëm,
E unë shpresoj dikun të të shoh ty.
Sa bukur ëndrrën ma trazon,
Ngadalë më vjen e më përqafon.
Pranë dritares unë qëndroj,
Mos të shoh ty kësaj ane.
Dua të të puth, të të përqafoj,
Dhe ëndrrat t’i realizoj.
Për çudi, nata më shkoj,
Dhe shiu paska pushuar.
Hapa sytë të të shoh ty,
Por e ndjeva që u qetësova.
Se të dua pa arsye,
Si lulet që rriten në lëndinë,
Si dimri nën oxhak që fton qetësinë,
Si zemra që s’ta thot dot kurrë lamtumirë.
