Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritALMA JAKU-DILEME

ALMA JAKU-DILEME

DILEME

Kur ty të shoh me sytë plot dritë
Jemi pa moshë dhe pa mendime
Bëhem një pupël që bie në pritë
Kraharorit më fryj pas dëshirës sime!


Dua të zgjasë pafund kjo ditë
Gjithë qenia ime çdo çast është me ty;
Pafundesi puthjesh që i sjell në dritë,
Ulen në stacionin me emrin Ti!


Dhe ja që shtjellohem në një dyzim
Bëj luftën time që mos të të dua
Po gjithë ushtarët m’i fton në gjunjëzim
Dhe armik i vetes më bën vetë mua!


O, kështjellë që i jepet veç zemrës,
Nga ledhet e saj më thua nga të shkoj,
Kështjellë e dashurisë mes mureve të mendjes
Dua të pushtohem ndërkohë që ty t’pushtoj !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT