HIPERBOLA DASHURIE
Ti më thua:
Askënd nuk kam dashur kështu si ty!
Për shpirtin tënd të bukur, të dua,
Jo për trupin e bukurinë qëndisur me yj
.
Më thua: -me sytë që të shëndrisin;
Të dua nga koka deri te këmbët,
Me gjithçka që gjej mes këtij rrugëtimi të gjatë,
Me gjithçka tënden të fshehur si sekret në natë!
Më thua edhe se ne frymën së bashku e marrim,
Se nuk mund ta durosh mungesen time kurrsesi,
Se po të mos isha unë, do t’më shpikje si në fillim,
Prej yjesh do t’më bëje me imagjinatë e fantazi.
Përherë më thua: të dua! – tashmë unë mirë e di,
Sepse shpikja do të qe identike siç jam unë tani!
Dhe unë atëherë të besoj në gjithçka që ma thua ti!
