Wednesday, March 25, 2026
BallinaVitrina e libritAlma Jaku-Kur Koha Ndizet …

Alma Jaku-Kur Koha Ndizet …

Unë jam Liza,
që humbet në botën tënde të çudirave,
aty ku kraharori yt më mban peng
si një derë që mbyll sekrete.

Një lepur i tërbuar vrapon me orën në dorë,
por koha thyhet kur më shtrëngon —
dhe ai çmendet kot.

Çaji derdhet ngrohtë
nga çajniku me lule blu,
por ngrohtësia jote më përvëlon më shumë.

Në botën paralele hap një libër,
ndërsa këtu, mbi lëkurën tënde,
vizatoj rrathë që pulsojnë,
shtigjeve që vetëm unë i njoh.

Merr frymë rëndë…
fryma jote më tundon,
më tërheq si gravitet i trupit tënd.

Nëse ora guxon të lëvizë,
e ndal me buzë.

Kam jetuar kohë të ftohtë, të zbrazët…
por tani koha ndizet në lëkurën tënde,
Dhe unë, çuditur… lind çdo herë që më prek.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT