Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritAlma Jaku-MATERIALIZËM

Alma Jaku-MATERIALIZËM

Nuk di të dalloj nëse koha ka peshë
Apo matet si rrugët – në kilometra;
Por jam i bindur se midis nesh
S’na shikon fëmijëria, por moshëtjetra.

Buzëqeshjet e tua i derdha në varg
Dhe prej tyre ndërtova metaforën e poezisë,
Pa kuptuar se shpirti yt është lapsi
Që më krijoi matematikën dhe gjeometrinë.

Ti llogarit hapësirën e kohës me puthje,
Kostot dhe përfitimet me përqafime;
Valëzon nën tingujt e aventurës së trupit
Si pluset dhe minuset e valencës sime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT