MË PRET SI DIELL
Veç ti s’e di që pa mua s’ke frymë,
Edhe kur miqve u thua që m’ke lënë;
Netëve mbi shtat të lëshoj zjarrmitë,
Si ujk i vetëm ulërin nën Hënë!
Ka gra që vijnë e ikin si çastet,
Që shenjë as gjurmë nuk mund të lenë
Po ka dhe grua që të bën të çmendesh,
Që shëndrrohet në qiellin e shpirtit tend!
Aty te kafja jonë e zëmrës
E di që s‘vi, po prapë më pret
M’i ndjen hapat pas supeve tua
Pret të të them si Diell:
