Në sytë e tu bota ime
Sa herë syri yt loton,
në dhimbjen e tij notoj,
Dhe mbi qerpikët e harkuar,
Nga sfilitja unë pushoj.
Sa herë syri të buzëqesh,
kostum lumturie unë vesh,
vitet më zhduken nën lëkurë,
bëhet fëmijë edhe një mesoburrë.
Në sytë e tu ,bota ime,
herë e vogël e herë e madhe,
ne të dy të zënë prej dore,
brënda rrethit hedhim valle
.
Në sytë e tu ,gjithësia,
brënda tij ,dhe unë diku,
herë astronom e herë polumbar,
gjithmonë të heshtur më gjen këtu.
