Zhyta vështrimin në dallgët e tua,
Mendimet m’i turbullove si i marrë,
Edhe pse kërkoja pak heshtje,
Me detin e tërbuar bëja garë.
Ndoshta dhe ti mban një brengë,
Për një sirenë që s’e ke harruar,
Që vallëzonte lehtë mbi dallgë,
Dhe serenatën tënde ka dëgjuar.
Sot sërish u zhyta nën dallgë,
Fshehtësinë i zbulova këtij deti ,
Nga kasafort e saj mbeta pa fjalë,
Kur dallga në breg historinë e thyer gjeti.
Por dallga sekretet i ruante në thellësi,
Ato i lexonin veç sytë e tij.