Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritAlma Mehmeti-Ninullë e dashurisë time

Alma Mehmeti-Ninullë e dashurisë time

Ninullë e dashurisë time

Ninullë dashurije që më zgjon nga hera,
Ti më çfaqesh në ëndërrat e mija,
Të marr me vete sa herë dal nga dera,
Pranë më vije sa herë bija flija,


Zëri yt i ëmbël si tela violine,
Fjalët më të nxehta se vullkan,
Aroma jote lule trëndeline,
Me fustan të bardhë si Zanë më ngjan.


Kurorë i vumë njëri-tjetrit në kokë,
Unazë në gisht dhe çelës në zemër,
Vithet mbuluar nga të gjatat flokë,
Shpirt të flisja, asnjëherë në emër?


Jo jo në emër kurrë s’të fola,
Mijëra emra përkëdhelës të gjeja ,
Sa herë nga një ëndërr e frikur dola,
Mëndjen veç me sytë e tu gënjeja,


Ti ëndërra e natës, shpresa në agim,
Bukuria jote, marrëzi për mua,
Ti mu bëre tërbim dhe shërim,
Serum për shpirtin u bënë fjalët e tua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT