Wednesday, February 18, 2026
BallinaVitrina e libritAlma Zenellari-EMOCION

Alma Zenellari-EMOCION

Ti ke diçka që më tërheq,
diçka që s’di ç’emër ti vë.
Diçka që shpirtin ma trazon,
më lë pa frymë, më lë pa zë.

Më kthen mimozë, më kthen lulekuqe
më deh, më shtrydh, më lë pa fjalë
në çdo petal ndjej si përskuqem,
Si flutur kryet ul ngadalë.

Më kthen kaprolle syhutuar,
më kthen ketrushe që rend pa drojë,
Më bën të qesh mes gjelbërimit,
më bën të strukem nga kjo lojë.

Ti ke diçka që më magjeps
ti ke diçka që fort e dua…
në zë, në gishta ke një mister
Ndaj më trishtojnë ikjet e tua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT