Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritAna Mata-Për babanë

Ana Mata-Për babanë

Po bën pak vite që je larguar, baba,
por mungesa jote s’më ka tradhtuar kurrë.
Dita e fundit që të pashë…
Si mund ta dijë njeriu
kur një përshëndetje bëhet lamtumirë,
kur një shikim i fundit
bëhet një kujtim?

Ti ike pa zhurmë, baba, por nuk ike nga unë,
sepse baballarët nuk largohen kurrë.
Ata jetojnë në mall,
në lutje,
në dashurinë që s’ka fund.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT