Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Fund javë

Ana Petani-Fund javë

Fund javë

(Ora 6e mëngjesit)

Agoi dita, troket në dritare e djela e fundit e Prillit
Vesa u tret nga rrezet e diellit dalngadalë
Në oborr po çel lulen një mullagë
E trëndafili gardhin përflak
Një flutur filloj të përshëndes petalet dhe u merr erë
Mbi pjergullën e hardhisë këndon bilbili
Si duet e shoqëron një gardelinë.
E djela e fundit
Dita e fundit e këtij muaji plot shkëlqim
Si një rrobaqepëse e zonja, natyrës i qëndisi fustanin me lule
Që bota pas mos të ketë trishtim

Në dhomën e fëmijëve perde mbyllur
Drita akoma nuk është futur
Qëndrojn në krevat të përgjumur
E ëndrrat shikojnë të lumtur.
Ej Prill, më vjen keq të përshëndes
Rrugë të mbarë të të uroj
Por,ti më fale dashuri në këtë jetë
Kurrë s’e harroj
Akoma dita ka orët e tua
Dhe përqafimin tënd e ndiej pa pushim
Të uroj më i bukur të jesh kur të takohemi
Më i ngrohtë,më i paqtë për njerëzin.
Fundjavë,e diel.
A thua dhe Zoti e ka pushim??

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT