Fund qershori
I mblodhi plaçkat i paketoj qershori
Ashtu i mërzitur iku pak nga pak
E rrobat e banjës me vete i mori
Korrikut nuk harroi, vapën la në prag
I hoqi këmishat i vari në çadra
Çarçafët e pranverës i hapi në dritare
Rrezeve të diellit u grisi kanotiefen
E rërës së bregut ,iku pa sandale
I mbushi shportat plotë me fik e qershi
Sirenave të detit u preu fustan
Me valët shkumëbardha gjithë fantazi
Trupin na ngjyrosi, ëmbël çokollatë
