Motra ime
E vetme e lodhur në këtë jetë
motra ime
Lotët faqeve të rrjedhin rrëke
Motra ime.
Një fjalë të ngrohtë kërkon të dëgjosh
Motra ime
Me veten grindesh dhimbjen lehtëson
Motra ime
E mira ime e pafat
Motra ime
Mallkon pa fund tëndin fat
Motra ime
Më la më thua si zog pa krah
Motra ime
Në vetmin tënde mblidhesh në darkë
Zëmra ime
Ku dhimbja shpirtit ka hedhur rrënjë
motra ime
Sa mall kam të shoh të këndosh këngë
Motra ime
Çdo orë më merr në telefon
Motra ime
Më pyet, ça bën?,si je?,si shkon?
Zemra ime
Me ty kurrë unë nuk u mërzita
motra ime
Shumë u përpoqa,po “dot s’arrita
motra ime.
Përherë të kesh forcë e durim
Motra ime
Që jetës tënde ti japësh kuptim
Zemra ime
Për ty pa fat paskam qënë
Motra ime
Dhe pse e sëmur mu bëre nënë
Motëra ime
Ndaj zemra ime rënkon shumë
Motëra ime
Ti, dhimbje shpirti që më zgjon nga gjumë
E shtrenjëta ime
