Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Nëna zemërplagosur

Ana Petani-Nëna zemërplagosur

Nëna zemërplagosur

Është mbledhur e zvogëluar nëna
Nga dhimbja rëgjuar, si pas një toksikimi
Për të nuk çel as djelli e hëna
Tani po tretet në lot pikëllimi

Nuk ka faj e gjora mbledhur pas kujtimesh
I kalon para syve… nj’shirit filmi
Kur ishe i vogël e ecje këmbadoras
Tani që u rrit, ëngjëll… i biri

Është zemër nëne të gjithë e kuptojnë
Kur flet të keqen,ç’më bëre o bir
Nga sytë lotët seç i pikojnë
E fatit të keq i jep mallkim

E veshur me të zeza si natë “shëndreu”
Nga dhimbja mban zemrën me dorë
Qan e uleret sa tundet dheu
Me grushta godet kokë e kraharor

Ç’të bëra o Zot që shumë më plagose
Ma çove thikën drejt e në zemër
Më thuaj të lutem ku unë gabova
Më thuaj të lutem ti vë ç’ emër

E di do më thuash kështu qe e shkruar
E fort për të gjithë të qëndroj
Por të lutem me zemër të tjerët mi ruaj
Në sytë e tyre më lot mos t’shikoj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT