Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Nënë e ëmbla fjalë

Ana Petani-Nënë e ëmbla fjalë

Nënë

Sa fjalë për ty janë shkruar
Dhe pse kanë madhështinë tënde
Më duket se janë pak,
vërtetë po pak, për zemër nëne
Kush nuk shkroi për ledhatimet,
që merrte gjumit të parë
Kush harroi të ëmblat puthje??
kur fshinte lotët ujvarë
Dhe kur je në moshë të madhe,
fjala nënë sa të qetëson
Si e vogël kërkon nënën,
loti zemrën ta copton
Veç ajo të kupton,
harron brenga harron halle
Me të dhe vdekjen sfidon,
me të zemra,sheshon male
Ajo është fjala e parë
veç qetësi të dhuron
Fjala nënë thyen stërralle
vala zemre veç ndërton
Nënë moj gëzim i jetës
më e madhja dashuri
Lum kush ti puth ato duar
merr bekim nga perëndi
Në gjithë fjalët që ka jeta
më e ëmbla dashuri
Ke veç dritë si e vërteta
male jetë e dhëmbsuri
Ndoshta dhe këto ia nuk plotësojnë
emrit tënd të bukurin shkëlqim
Ndaj po ju lë poetëve radhë
të çojnë vargjet për.plotsim
Veç një fjalë më del nga shpirti
dhe këtë e them pa drojë
Ndaj të zbriti i madhi Zot
Jo asgjë s’të konkuron

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT