Pasqyra e thyer
Ajo çdo ditë shihej në pasqyrë
Mëngjeseve krihej,rregullohej për atë
Para se të dilte hidhte parfumë
Dhe një buzëqesje në fytyrë lë
Nxitonte të shkonte sa më shpejt në takim
Aq sa ndonjëherë kur urbani vonohej
Në këmbë e merrte rrugën mes rrugicash
I dukej…se shumë shkurtohej.
Çdo ditë e gjente ashtu mes mimozash
Ku e priste herë ai e herë ajo
Kur me lule “Dele” në duar luante pa fund
lojën e vjetër sa bota “Më do,a s’më do”.
Veç një ditë të bukur Janari e zbukuruar
E parfumosur, u nis si çdo ditë në takim
Harroj, zbriti një stacion para gabimisht
Kur ç’të shihte djali nën mimozë shijonte një përqafim
Sa shumë i theri zemra, sa shumë u zhgënjye
Nuk po e besonte atë të shtirë buzëqeshje
Për dashurin betohej për qiell dhe për yje…
Gjithëçka u përmbyt si në stuhi vjeshte….
Sërish… sot kaloj…përpara pasqyrës
Parfumin e përplasi në xhamin e saj
Tani krihet për veten veç kalimthi
Buzëqeshja i ka ngrirë si pikturë në vaj
Sa shumë i foli…pasqyra e thyer
Tani si një mike e porosit… kujdes
Mos harro veten,s’u përmbys bota
Sërish pranvera…lulet do çel
