Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Shurup tradhëtie

Ana Petani-Shurup tradhëtie

Shurup tradhëtie

Ajo!
Rrugës ecte duke lotuar
Në heshtje hapat hidhte me përtesë
Një fjalë nga goja dot nuk e nxirrte
E zemra i dridhej si fletë
E huaj i dukej kjo botë e ndyrë
E huaj e pa shpresë
Ëndrrat tashmë shkuan e vanë
Për të këputur, prerë në mesë
Ajo e vrarë nga pabesia lodhur
Tani hapat tërhiqte zvarrë
Nuk dinte më pas si do jetonte
Se dinte vallë do ngrihej prapë…
Për një çast ndaloi… fshiu lotët tha
Mjaft!S’ka më vaj!
Nga dheu prapë do ngrihem
Do rilind si feniks
E forcë shprese do marr
Jetën do vazhdoj
Do ecim të dyja bashkë
Çaste gëzimi sërish do të jetoj…

Ajo…e braktisura në ditë maji
Kur lulet shperndani aromë dashurie
Zemër coptuar nuk kishte faj
I dhanë të pij shurup tradhëtie.
Atë ditë maji përzuri pranverën
Që besimi u fshi shpirtit të saj
Me forcë në sy ja përplasi derën
Tradhëtisë… i kishin prerë fustan

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT