Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-S'ishin masë e trupit tim

Ana Petani-S’ishin masë e trupit tim

S’ishin masë e trupit tim

Më mundon një sekret,që se thash kur ishte koha
Më mundon një fjalë e vrazhdë,që pas krahëve dëgjova

Më mundon buzëqeshje e shtirur,që godet ashtu pas shpine
Më rëndojnë lotët e shpirtit,që u derdhën zemrës sime

Shpifjet ,lajkat e dredhit, tutje i shkunda nga vetja ime
Nuk i mbajta,nuk më bënin, s’ishin masë e trupit tim

Porsi mbeturina vakti i hodha në kosh brenda gjithë neveri
Më mjaftonte fjalë e ëmbël,ngrohte shpirtin pa pushim

Masat e tyre nuk më bënin, herë të lirë herë të shtrënguar
Unë i lash atje mbas dere,rroba kllouni pa provuar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT