Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Vlora ime

Ana Petani-Vlora ime

Vlora ime

Më ngjan me portetin e bukur të një vajze me sytë e kaltër e qerpik pishash
Me flokët e zi si nata
Trupin pishë e drejtë krahët hapur deri në Sazan
Aroma e saj jod, trëndelinë e portokalli
Kush nga vëndi u largua e për ty s’e mori malli
Ti më bën krenare, nëpër botën mbarë
Të them jam shqiptare, në fis e në far
Jam labe nga rrënja në malet e rëndë
Atje ku dhe dhimbja gdhendet nëpër këngë
Brigjeve të detit ku lahen pulbardhat
Me shkëmbinjët thepisur përqafohet dallga
Se aty kan qënë për jetë e mot
Ashtu të dashuruar janë edhe sot
Vlorë moj vajzë e bukur bijë e labërie
Emrin gdhendur në faqet e historisë
Vlorë
Mbete në shekuj porteti vajze i adhuruar
Princesha e historie që mbanë me krenari
pavarsinë
Që bën të këthejmë kokën sa herë kalojmë pranë teje
Të ulemi në gjunjë e të puthim flamur

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT