Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritAna Petani-Zogu dhe macja

Ana Petani-Zogu dhe macja

Zogu dhe macja

Një zhurmë të lehtë ndjeva në oborr
Çukiste zogu lehtë disa thërrime
Macja e vogël vinte vërdallë
Ta kapte pa mëndje,i bënte hile

Por zogu i vogël e ndieu frikën
Kur macja shfryu se u pengua
Në degë të kumbullës e mbajti frymën
Me zemrën që i dridhej aty u qetësua

Ja nisi një kënge me zërin e dridhur
Ëmbël nga shokët e tij vështroj
lot i gëzimit i rrodhi mbi faqe
Më shumë kujdes duhet të tregoj

Iku macja duke turfulluar
Nga inati i shkeli thërrimet me putër
Mendoj me vete,- duhet dobësuar
Që gjahun ta kap e lehtë porsi flutur

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT