Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është përballur me gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich në tetë ndeshje dhe është ende i pamposhtur, transmeton Klankosova.tv
Në tetë ndeshjet ndaj Bayern Munich, Ancelotti ka fituar gjashtë herë dhe ka barazuar dy herë.
Vetëm gjatë periudhës së tij tetëvjeçare si trajner i Milanit, Ancelotti u përball me Bayernin në Ligën e Kampionëve gjashtë herë.
Carlo Ancelotti u bë trajneri i parë dhe i vetëm që fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Ai gjithashtu arriti një total rekord prej pesë finalesh të Ligës së Kampionëve.
