Thursday, December 25, 2025
BallinaSportAncelotti nuk “bind” më drejtuesit madrilen, “galaktikët” në kërkim të një trajneri...

Ancelotti nuk “bind” më drejtuesit madrilen, “galaktikët” në kërkim të një trajneri të ri

Një barazim në “derbin e Madridit”, një humbje në “El Clasisco” dhe një barazim në transfertën e Real Betis, duke se kanë “tundur” jo pak besimin e drejtuesve të Real Madrid, mbi tekniku italian Carlo Ancelotti. Shtuar këtyre dhe interesimin konstant të Federatës Braziliane të Futbollit mbi trajnerin e “galaktikëve” mund të sjellin një largim të këtij të fundit nga pankina e spanjollëve.

Përveç rezultateve të fundit ajo që shqetëson më shumë drejtuesit madrilen janë dhe vendimet e papritura të Ancelottit, si për shembull vendosja e francezit Camavinga në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Nacho Fernandez, apo dhe mbajtja në stol e Dani Ceballos dhe Marco Asensio.

Në Spanjë e konsiderojnë italianin pothuajse të “ikur” dhe tashmë duhet të mendojnë për një teknik të ri, ku ndër emrat më të përfolur janë Zinedine Zidane, i cili nëse rikthehet do të merrte për herë të tretë në dorë “frerët” e skuadrës, legjenda e Real Madrid, Raul, i cili momentalisht drejton ekipin e të rinjve të Realit, ish-“galaktiku” Xabi Alonso, si dhe argjentinasi Mauricio Pochettino. /i.m /abcnews.al 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT