Sunday, April 12, 2026
BallinaSportAncelotti: Sulmi është në rregull, probleme kemi në mbrojtje

Ancelotti: Sulmi është në rregull, probleme kemi në mbrojtje

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte i kënaqur me formën e sulmuesve të tij pasi fitores ndaj Salzburgut (5-1) në Ligën e Kampionëve, por e pranoi se rregullimi i problemeve të ekipit të tij në mbrojtje kërkon ende kohë.

“Ne kemi përmbushur objektivin tonë. Të fitojmë dhe të përpiqemi të luajmë një lojë të mirë. Pak e butë në fillim, por më pas e rregulluam atë dhe luajtëm shumë mirë. Natyrisht, nuk ka asnjë dyshim për cilësinë e lojtarëve tanë në sulm. Ne po përpiqemi të rregullojmë pjesën tjetër. Sepse efikasiteti që kemi në sulm është i pabesueshëm. Ne duhet të rregullojmë problemet e tjera që kemi në mbrojtje”, ka thënë Ancelotti./Epoka E RE/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT