Carlo Ancelotti ka dhënë komentet e tij për ndeshjen ndaj Chelsea.Ndeshja e dytë çerekfinale mes Chelsea dhe Real Madrid ishte një nga ndeshjet më atraktive të këtij sezoni.
Los Blancos’ arritën kualifikimin pas vazhdimeve, me një rezultat të përgjithshëm 5:4, në një betejë ku edhe Chelsea luftoi deri në fund. Ancelotti thotë se skuadra e tij vuajti, por kaloi në gjysmëfinale me meritë.
“Nuk mund të shpjegojë ndjesinë pas ndeshjes. Publiku na shtyu dhe magjia e Bernabeu u shfaq në fund. Ishte e qartë se do të vuanim ndaj kampionëve të UCL. Është normale. Kam eksperiencë mjaftueshëm për ta ditur si shkojnë këto ndeshje”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.
“E inkuadrova Camavingan për të na dhënë energji. Sa më shumë vuajmë, aq më i lumtur jam. Benzema nuk kishte asgjë, ai nuk është i lënduar. Benzema dhe Vinicius patën performanca të mira. Carvajal si qendërmbrojtës po ashtu. Ne vuajtëm, por tani jemi në gjysmëfinale të Champions League”, shtoi italiani.
“Na mungoi Militao. Ne nuk merituam të shkonim në disavantazh 2:0 fillimisht”, tha mes tjerash Ancelotti, në konferencën pas ndeshjes.
Real Madrid pret për të mësuar sonte kundërshtarin e saj. Manchester City dhe Atletico luftojnë për biletën që i vë përballë ‘Los Blancos’

