Carlo Ancelotti është zgjedhur trajneri më i mirë për vitin 2022 për klube në botë, nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Trajneri italian dominoi renditjen pas një sezoni në të cilin Real Madrid fitoi titullin e La Liga Santander, trofeun e Champions League dhe Superkupën e Spanjës, përpara se të fitonte edhe Superkupën e UEFA-s.
Ancelotti fitoi me një diferencë të madhe
Ancelotti mori 245 pikë, që është 200 më shumë se trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili doli i dyti, transmeton Klankosova.tv.
Podiumi u kompletua me Walid Regragui, i cili fitoi Ligën e Kampionëve CAF me Wydad Casablanca.
Kjo është hera e tretë që Ancelotti fiton çmimin e lartpërmendur, pasi më parë është shpallur trajneri më i mirë i vitit në botë për klubin në vitin 2007, kur ishte në krye të Milanit dhe në vitin 2014, kur fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Ai aktualisht është në sezonin e tij të dytë në Los Blancos, me kontratën e tij që skadon më 30 qershor 2024.
