Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai -Adami i Edenit të Bardhë

Andris Lleskai -Adami i Edenit të Bardhë

E pimë nga një gotë,
edhe nga një,
në vazhdimësi…

I trokëllimë mendimet,
me zë e pa zë
ngritëm dolli!…

I peshuam fjalët,
u kuptuam me sy,
herë heshturazi,
herë në oratori.

Folëm për të gjallët,
për të pavdekshëm ndonjë,
e ndër shekuj udhëtuem
në pacakshmëri.

U ndamë me shtërngime duarsh.
Pasi iku më la shijen e respektit
e atij rumi, “Bacardi” të zi.

Mu kujtua Adam Smithi,
është pak të thuash,
“nëse në territor e në kohë
ke kaluar kufinjtë e provincialitetit,
dije se ke njohur një intelektual
në plotësi!”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT