EmanuElës )
Unë nuk e di kur e ka ditëlindjen Eja,
për ditëlindjen e saj
deshi dhuratë një poezi,
vjen ndërmendas, kujtohet ngahera,
Ajo Europës në skaj,
unë këndej në Shqipëri.
Eja ka sa vite që nuk jeton më këndej,
iu fal flatrave të fatit,
mjellmë lindur shtegtare,
dimrin e saj, sqep e kthetra mbërthei,
dashurinë e gjimnazit
në një klimë mesdhetare.
Dikur Ajo ka folur për pasionet e saja,
si jetës i jep ripërtëritje:
me faqet e librit të romanit,
me rritjen e fëmijëve siç s’e rriti mamaja,
pas pune me një shëtitje
me bashkëshortin limanit.
Sa dua si Eja të jem qoftë dhe veç një ditë,
të tranferohem atje,
tani në këtë dhjetor-dimër,
të dal ballkonit pasi shëtis, e puth fëmitë,
të pregatis një frape
e me të të shfletoj një libër.
