Ajo ishte 21 vjeçe,
qemë rinjohur e ndarë po atë pranverë,
ishte gjysmëengjëll-gjysmëdreqe
por për të më kishte marrë koka erë;
fjalë e pathënë belbët u shqiptua,
tatuazh: PuTh-Je-Të-DuA !
21 vjeçe Ajo ishte,
u njohëm e ndamë midis dy pragverash,
pas mbi 5 vitesh të më braktiste
e lashë, të përhumbej mes të tjerash;
me emrin e saj në flakë e zjarr
e rrethova tatuazhin e parë.
21 vjeçe është Ajo,
shëtisim sëbashku gjetheve të vjeshtës,
buzës së saj një tatuazh kopjon
shpimin e mishit prej epshit e ndjenjës;
as dimri në prag s’do ia fshijë dot bojën,
por dhe atë do e lë të më braktisë
kur tia kem më shumë nevojën.
