Kopilesha
Poezia më ngeli jeteme në dorë,
e rrita si motrën teme të ngratë,
vëlla iu bana por dhe dashnor
se s’e kam motër për Nanë as për Babë!
E edukova me kulturë e dashni,
e rrita me dhemtë, g’zime, mun’,
tash Ajo s’ashtë ma ni f’mijë,
dikur e shkruja, tash asht Ajo si më shkrun.
Poezia eme ka fitu personalitet,
s’do me i ngja asni t’mapërparme,
vjen e ma vjedh naj poete, naj poet,
po prapë Ajo në tansi, nuk ka të përngjame.
