Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai-Mono - dialogu

Andris Lleskai-Mono – dialogu

Kafen e hertë
e piva me veten time,
i thashë: -Përshëndetje,
ku jemi?!…

Mu përgjigj sertë:
-Asgjëkundi!…
Një ndalesë në rrugëtime,
ndërkohë që mund të ecje;
asnjëherë s’i dihet fundi,
por të paktën të nisemi, të vemi!…

Cigaren e fika në tavëll,
lashë paratë mbi faturë
pa thërritur kamariere,
më jeton një kritik i ashpër
nën lëkurë,
thellë brënda meje!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT