Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai-Një POET

Andris Lleskai-Një POET

Një POET

Një poet i vërtetë nga lufta nuk ka frikë,
ai është një ushtar Akil në frontin e parë,
s’e kuptojnë njerëzit, e mbrojnë perenditë,
para tij çmitizohen Agamemnonë e Agallarë,
pa të shkërmoqen hordhitë, humben ushtritë,
se vetëm shpirti i tij e mban popullin të gjallë.

Një poet i vërtetë është një ushtar emër Akil,
jeta e tij s’ka të bëjë vetëm me vargje poezie,
një Petro Marko a Hemingue për Spanjën e lirë,
një Pushkin në duel, një Stendal a Tolsto ushtrie,
Pashko Vasë që me një ide një komb bashkalidh,
e me një poezi drejton të ardhmen e një shoqërie.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT