-EJA, O ERË MALI-
Më zgjo, o erë mali,
ti që nga majat zbret
dhe si lajmëtare e fshehtë më vjen!
Ti që në dhimbje, ngjyer malli,
të zhytyr thellë në pshert,
Vjen e më gjen
…
Aty ku krahëhapur më pret djali,
Më ngre endjeve përpjetë,
Dhe shpirtin ma rrëmben…
Ai që ëndrrat m’i fali,
në tokë, në qiell, e mbi retë,
erë mali moj, kur po vjen?
