Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritAnelja Lako -Ku ndjenjat bashkohen

Anelja Lako -Ku ndjenjat bashkohen

Në krahët e tu,
shkrin errësira,
dhe terri bëhet blu,
çelin yj’ me mijëra.

Aq rrugë plot dritë,
më çel ti çdo agim,
vjen përnatë, përditë,
si rrahje shpirtit tim.

Me ty fle dhe zgjohem,
imazh i ëndrrës sime,
ku ndjenjat njësh bashkohen,
në muzgje e agime.

Më je ylber çdo stine,
shtatë drita kam në sy,
u bëre ëndrra ime,
Diell unë për ty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT