Monday, March 2, 2026
BallinaVitrina e libritAnelja Lako-Si në takimin e parë...

Anelja Lako-Si në takimin e parë…

Si në takimin e parë…

Një rreze e ndrojtur më zbret në dritare,
Përmes perdesh çan, ëndrrën ma përgjon,
Më puth ball’ e buzë, llastohet si lozonjare,
Befas, nga gjumi i ëmbël më zgjon.


Nën zhurmën e gjetheve të vjeshtës së parë,
Rrëzuar nga qerpiku i syrit të motit,
Kohë e dashurisë më del në kalendar,
Si një diell përvëlues pas acarit.


Ja, bregut të lumit çamarrokët erdhën që larg,
Plot këngë e hare, përmes zallit të bardhë,
E sigurt, mua do më gjesh te stoli në park,
Të pres me padurim si në takim të parë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT