Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritANGELA KOSTA PËRKTHEN VARGJET E POETIT KOREAN KANG BYEONG CHEOL

ANGELA KOSTA PËRKTHEN VARGJET E POETIT KOREAN KANG BYEONG CHEOL

Kang Byeong Cheol është shkrimtar, poet, përkthyes dhe Filozof korean në Shkencat Politike. Ai ka lindur në Jeju City, në Korenë e Jugut, në vitin 1964 dhe e ka filluar karrierën e tij të shkrimit në vitin 1993. Historia e tij e parë e shkurtër, “Kënga e Shubës,” u botua kur ai ishte në moshën njëzet e nëntë vjeç.

Në vitin 2005, Cheol botoi një përmbledhje tregimesh dhe që atëherë ka fituar katër çmime letrare; deri më sot ka botuar tetë libra.
Nga viti 2009 deri në vitin 2014, Cheol ka qenë Anëtar i Komitetit të Shkrimtarëve të Burgjeve (WiPC) në PEN International. Nga viti 2018 deri në vitin 2022, ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Qendrës Arsimore të Unifikimit Jeju.

Vite më parë, Cheol ka qenë Profesor special në Universitetin Ndërkombëtar Jeju nga viti 2016 deri në vitin 2018, Profesor kërkimesh në Institutin e Mbrojtjes Kombëtare të Universitetit Kombëtar Chungnam nga viti 2013 deri në vitin 2016, studiues në Shoqërinë e Kërkimit Ieodo nga viti 2010 deri në vitin 2017 dhe CEO i Online News Media Jejuin News nga viti 2010 deri në vitin 2013.
Cheol është gjithashtu kryredaktor në gazetën Jeminilbo, në qytetin Jeju, (Koreja e Jugut). Aktualisht, Kang është Zëvendëspresident në Institutin Korean për Paqe dhe Bashkëpunim.

NËSE OQEANI DO TË ISHTE I QETË

Do të ishte bukur sikur oqeani të ishte i qetë,
Por nëse shumë gjatë do të qëndronte kështu
Krijesat e detit mund t’i vriste
Sepse valët janë paradoksale,
Dhe jeta plot me paradokse është
Nëse çdo gjë e lehtë do të ishte
Asgjë do të kishim për të mësuar.

Me kalimin e moshës,
Shokët e shkollës largohen
Ja pse ndihem
sikur fillikat po e përshkoj jetën time
Kohët e bukura do të dëshironim të ndanim
Ato të vështirat duke evituar.
E megjithatë
Jeta gjithmonë është një proces leksioni
Shmangia e përvuajtjes asgjë nuk na mëson
Por duke e kapërcyer diçka kuptojmë.
Diamantet nën presion prodhohen
Dhe lavdia më e madhe nga pikëllimi vjen.

Dëgjoni leksionet
Nga të mençurit që kanë qenë para nesh,
Dhe në një pëshpëritje pyet:
Je krijesë e brishtë që mundimin vuan,
Apo një njeri fitimtar që e përballon atë?

Ashtu sikurse yjet
Pa errësirë nuk mund të shkëlqejnë
Perlat e zeza vezulluese
Gjithmonë dhimbjen fitojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT