Tashmë vetëm jehona të largëta kanë mbetur
ekzistencë e zhdukur si pluhuri
në siparet e jetës,
e përhumbur midis akteve të një drame të heshtur
me zëra memec ndër kujtime.
Emri, pamja jote
në çdo skenë shuhet
sikur një hije në harresën e zymtë të ishe
jo më, me atë dritën e përflakur
ku dikur
reflektonin vetëm lot gëzimi
duke pasqyruar atë çka nga qenia ime do të mbetej…
copëza të trasformuara në grimca akujsh
shpërndarë nga një puhizë e lehtë
në retë hyjnore shekullore.
