Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAnila Kodra -MU KUJTUA SOT BUKA ME SHEQER

Anila Kodra -MU KUJTUA SOT BUKA ME SHEQER

Se çmu kujtua sot buka me sheqer,
Ajo kohë e artë plot ngjyra ylberi,
Kur prindërit na rritën me djersë e me nder,
Kohë që ëndrrat dhe dëshirat na i ndriste dielli.

Mblidheshim pas shkolle të gjithë si fluturat,
sheshi gumëzhinte si zgjua bletësh,
Sajonim lojra nga më të bukurat,
Garonim, kush më bukur bënte dyfletësh.

Pesë gropa të vogla shpejt e shpejt,
I hapnim duke fluturuar nga gëzimi,
Pastaj merrnim atë qëndrimin drejt ,
Kush topin e hidhte te gropa e fillimit.

Dhe bënim më tutje një hartë të madhe,
Gjithë botën aty brënda e kishim ndërtuar,
E ndarë me sinore si një qytet me lagje,
Vraponin që topin ta kapnim, ta merrnim në duar.

Lodheshim dhe më pas vraponin në shtëpi,
Të merrnim një copë bukë e të dilnim prap,
Dikush me sheqer, një me 5 kokrra ullinj,
E hanim të uritur se prap do bënim vrap.

Të nesërmen na priste një tjetër lojë e bukur,
Bënim gati cinglat secili në shtëpi,
Unë ja kërkoja babit, me lutje e duke puthur,
Ai dhe pse i lodhur mi bënte me dashuri
.
Dikur edhe një pincë i thashë të më bënte,
Ai me të qeshur kjo është “fëndyjë” më tha,
Të bënim vëndin gati, shiun prisnim të binte,
Paçka se bëheshim kokë e këmbë me baltë.

Luanim dhe nusesh e bënim dhe dasma,
Vishnim takat e mamit , dhe bënim tualet,
Nuk linim ne vajzat çentro e mbulesa ,
I vinim si një vello , sa na kishin lezet.

Sot bukën me sheqer një mik ma kujtoi,
Në bisedë e sipër duke pirë një kafe,
E mëndja menjëherë te ajo kohë më fluturoi,
Tek vitet kur jetohej e skishte kohë për llafe.

Do ketë dhe nga ata, do ketë e di pa frikë,
Do thonë,- ça thotë kjo, buka me sheqer!
Por, gjenerata ime do bëhen nostalgjikë,
Do kthehen të kujtojnë fëmijërinë dhe njëherë.

Sot nuk ka fëmijë të lozin nëpër oborre,
Rrallë dëgjon që qajnë se su plotësohen tekat,
Kudo i sheh me prindërit që i mbajnë për dore,
E u plotësojnë pa fjalë dëshirat e veta.

E që të mos bëjnë zhurmë, ashtu si ne dikur,
Një telefon ju japin lidhur me internetin,
Me lodrat fëmijërore ju ngrenë barriera e mur ,
I plogështojnë , dhe i largojnë nga realiteti.

Eh, buka sheqer që sot nuk kujtua ,
Dhe kjo foto e vjetër zverdhur nga vitet,
Më ktheu pas kujtimet, te ajo kohë e bekuar,
Që është kthyer në mall, dhe çdo ditë rritet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT