Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritAnila Kodra- TRENI I KOHËS JETË

Anila Kodra- TRENI I KOHËS JETË

TRENI I KOHËS JETË

Rendim mes ditëve sa shumë vrapojmë
Të kapim TRENIN E KOHËS JETË
Diku më shpejt e diku çalojmë
Rendim pas trenit që mbeti ekspress

.
Në shinat që shtrojmë vite me rradhë
Ecim haprrojmë mbi ëndrrat tona
Njē ditë për ato loti bëhet mall
Ai tren na kujtohet orëve të vona

.
Nuk ndal treni kohës nuk ka stacion
Njeh vetëm finish në fund fare
Dhe çaf-çufi i tij gjithmonë ushton
Në fusha , kodra, lugina e male.


Në fusha , lugina ku lazdruam fëmijë
Kodrat që ngjitëm na kujtojnë rininë
Maja malesh mbi tynele u ngjitëm gjithnji
“TRENI I KOHËS JETË pasagjer ka dashurinë.


Vjen një cast hapat ngadalë i bëjmë
Shohim pas nesh të tjerë rendin me shpejt
Si dikur ne trenin e kohës duan ta zënë
Por në finish shinat diku takohen me rete.


Buzëqeshur kërkojmë dhe në fund një stacion
Kërkojmë një dritare të marrim pak oksigjen
Ai s’ndal veç ecën përpara shkon
Dhe një ditë , në kujtime njerzish veten e gjen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT