Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritAnila Kruti-Flatrat

Anila Kruti-Flatrat

Mbi këte botë të vdekur
duhet t’i lidh endrrat për zemre
kembët t’i mbaj fort në tokë
Ah,flatrat
do t’i shtrij deri te zogjtë.

kohen kur qeshte qershia
shirat rane nga qielli te kuq
mua mu desh te prisja
henen te kodra.
Rruges u perplasa me ty.
S’mberrita kurre ne koder.
Qershori
Qershori zbriti te pragu im
fjeten zogjte e pare mbi gushe.
Qindra yje me dolen nga duart
tani e vetme rri ne prag.
Hene ,o shpirt
mos u fshih sonte
me duhesh e cmendur …

Verë më verë
shkoj tek e njejta fushē me grurë
ku me coi për herë te parë babai.
Kaleroj mbi njē kal të bardhe
derisa me zbret
një lulekuqe mbi
grurin e pjekur…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT